Anton Berisha: Edhe NATO-ja duhet të kyçet në dialog, jemi edhe në krizë të natyrës ushtarake

08:14 | 28 Shtator 2023
anton-berisha:-edhe-nato-ja-duhet-te-kycet-ne-dialog,-jemi-edhe-ne-krize-te-natyres-ushtarake


Ish-zv.ministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se nuk mund të paragjykon situatën se si do të veprojë Bashkimi Evropian tash e tutje.

Por, se ka shtuar se koordinimi me aleatë gjithmonë sjellë suksese, duke iu referuar rastit të fundit që ndodhi të dielën në veri të vendit.

Ai mendon se në dialog pas situatës së krijuar në veri të vendit, duhet të kyçet edhe NATO-ja.

“Ajo çka kisha shtu në këtë aspekt është që meqenëse jemi me një situatë të re, me një krizë të natyrës edhe ushtarake, ndërkohë do të definohen qartë se si e tek, por e rëndësishme është që unë mendoj se ishte dashtë edhe NATO-ja të kyçet në dialog.  Pra, si pjesë e dialogut sepse kemi edhe komponentën ushtarake, do të thotë udhëheqja e dialogut të jetë edhe NATO-ja, pikërisht pse ajo është lojtari kryesor i sigurisë dhe tash gjendja nuk është më vetëm politike, por ka të bëjë edhe me siguri”, ka thënë Berisha për Front Online.

Berisha, deklaron se në bazë të asaj se si është gjendja në terren vazhdon edhe procesi i dialogut.

“Ne duhet të koordinohemi me palën amerikane dhe evropiane gjithsesi, por unë si komponent po e përsëris e shoh edhe rolin e  NATO-s tash, për shkak se gjendja në terren është si është dhe dialogu shkon në bazë të gjendjes në terren dhe gjendja në terren ka edhe kompenentën ushtarake dhe NATO-ja të bëhet pjesë e dialogut, përndryshe dialogu është i pashmangshëm, mund të ketë shtyrje, vonesa por është i pashmangshëm sepse është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Bashkimit Evropian”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë që nuk duhet vepruar të vetëm.

“Pa koordinim me strukturat euro-atlantike qofshin në politikë, qofshin ën siguri është e pamundur të shkojmë përpara dhe nga ky rast i rëndë duhet të merr mësim edhe Qeveria e Kosovës ë edhe popullata me i liru prej iluzioneve të ëndrrave por politikën reale duhet me kuptu që nuk veprohet vetëm, veprohet por pendohemi”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Komento: