Ish-komandanti i UÇK-së tregon se si janë siguruar arsenali i armëve në sulmin e serbëve ndaj policëve në veri

18:46 | 28 Shtator 2023
ish-komandanti-i-uck-se-tregon-se-si-jane-siguruar-arsenali-i-armeve-ne-sulmin-e-serbeve-ndaj-policeve-ne-veri


Ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni në një intervistë për Front Online ka folur për sasinë e armëve që ka konfiskuar policia në sulmin e së dielës në veri.

Quni ka treguar se si kanë mundur t’i sigurojnë sulmuesit arsenalin e armëve.

“Ato mundën me u siguruar vetëm nga burimet ushtarake duke filluar nga armët artilerike, kishte mina hedhës 82 e 60 milimetra edhe disa armë të sofistikuar që nuk gjinden në tregun e zi e të lirë siç është granat hedhësi automatik e me 93 këto të gjitha janë pajisjet të cilat i posedon ushtria e Serbisë, por edhe disa dokumente janë gjetur kur është bërë pranim dorëzimi nga kazermat ushtarake tek njësitë terroriste”, thotë Quni.

Ai thotë se hetimet e autoriteteve kosovare do ta zbulojnë të vërtetën se a janë përfshirë pelegrinët në këtë akt.

“Sa ka qenë një bashkëpunim në mes të njësitit terroristë dhe autoritetit të Manastirit dhe ata pelegrinë që ishin aty a është koincidencë apo diçka e planifikuar, hetimet në të ardhmen do e sqarojnë por prezenca e pelegrinëve ka qenë rrezik për vetë ata por fal menaxhimit të njësive policore është evituar një rrezik i tillë”, përfundoi Quni për Front Online.

Ndërkohë, kjo ngjarje që ndodhi të dielën është dënuar ashpër nga të gjithë, duke përfshirë edhe spektrin ndërkombëtar.

Komento: