
Flasin nga QKUK-ja, i plagosuri në “Dardani” në gjendje të rëndë.
Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e konfirmoi rastin duke thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, për Klankosova, ka thënë se është në gjendje të rëndë.