Arifi: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

19:54 | 29 Shtator 2023
arifi:-kosova-e-serbia-t’i-kthehen-dialogut

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut.

Ai për Front Online tha se dialogu është më e mira për shqiptarët.

“Aktualisht është që të kthehemi në dialog, që të startojmë prapë komunikimin dhe të shohim se në këto rrethana të reja se çka është e mundshme dhe si mundemi me arrit atë që do të shihet si mundësi. Për momentin është shumë e vështirë të jepet një përgjigje afatgjate, sepse situata aktuale e ngarkuar me çështje të sigurisë dhe stabilitetit e ngarkon një marrëveshje e cila bëhet afatgjatë dhe është e qëndrueshme dhe në të mirën e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Aktualisht prioritet është të ulemi të komunikojmë në dialog prapë edhe Republika e Kosovës, por edhe ajo e Serbisë”, u shpreh ai për Front Online.

Millan Radoiçiq e ka pranuar përmes avokatit të tij se ka organizuar sulmin në Banjskë.

Ai dha dorëheqje nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit./Front Online

Komento: