Moti për fundjavë, temperaturat arrijnë deri 25 gradë Celsius

20:00 | 29 Shtator 2023
moti-per-fundjave,-temperaturat-arrijne-deri-25-grade-celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar se të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Kurse, të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim.

IHMK njofton tutje se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtesi 1-5m/s./Front Online

Komento: