Gjermania: KFOR-i nuk duhet ta marr nën kontroll Veriun e Kosovës

08:10 | 30 Shtator 2023
gjermania:-kfor-i-nuk-duhet-ta-marr-nen-kontroll-veriun-e-kosoves

Ambasadori gjerman në Kosovë Jern Rode tha se qëndrimi i Gjermanisë për sovranitetin e shtetit të Kosovës nuk ka ndryshuar dhe shtoi se Berlini nuk mendon se KFOR-i duhet të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

“Unë mendoj se të gjitha deklaratat tona këtë javë e bënë të qartë se Kosova është një vend sovran. Policia e Kosovës është një institucion i zbatimit të ligjit në Kosovë, i mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i,” i tha Rode, transmeton FrontOnline.

Rode shtoi se nëse policia e Kosovës kërkon nga KFOR-i apo EULEX-i të reagojnë, ata do të veprojnë në përputhje me rregullat./FrontOnline/

Komento: