Shfaqet në publik Radojiçiq, do të japë dëshmi në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë

15:54 | 30 Shtator 2023
shfaqet-ne-publik-radojiciq,-do-te-jape-deshmi-ne-ministrine-e-puneve-te-brendshme-te-serbise

Media serbe “Novosti” shkruan sot se krimineli Milan Radojicic i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij në orën 10 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë, transmeton  FrontOnline.

Ai sipas raportimit të kësaj gazete, është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ndërkohë Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet pastaj edhe Prokuroria e Lartë e Beogradit, e cila pritet pastaj të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj./FrontOnline/

 

Komento: