1 javë nga sulmi terrorist, Kurti: Vlerësojmë mbështetjen e aleatëve në luftën tonë për demokraci

16:45 | 01 Tetor 2023
1-jave-nga-sulmi-terrorist,-kurti:-vleresojme-mbeshtetjen-e-aleateve-ne-luften-tone-per-demokraci

Sot janë bërë një javë nga sulmi terrorist në Banjsë të Zveçanit, ku u vra policia Afrim Bunjaku.

Sulmi terrorist i cili u zmbraps nga Policia e Kosovës, u dënua me ashpër nga ShBA-ja e BE-ja.

Kurse kryeministri, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme në Twitter ka shkruar se e vlerëson thellësisht mbështetjen e aleatëve në luftën kolektive për demokraci.

“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se në krye të këtij sulmi ishte nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

 

 

 

Komento: