Kurti sot takohet me kryetarët e komunave

08:02 | 02 Tetor 2023
kurti-sot-takohet-me-kryetaret-e-komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të zhvillojë takim me kryetarët e komunave.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përmes një komunikate.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ju fton në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministritë e linjës dhe Kryetarët e Komunave”, thuhet në njoftim.

Komento: