Eksperti britanik: Terroristët duket se u trajnuan me automjetet që SHBA ia dha Serbisë, Vuçiq të jap shpjegime

09:54 | 02 Tetor 2023
eksperti-britanik:-terroristet-duket-se-u-trajnuan-me-automjetet-qe-shba-ia-dha-serbise,-vuciq-te-jap-shpjegime

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir ka thënë se automjetet që u panë në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm Sveçla dhe drejtori i Policisë, janë Humvee amerikane.

Eksperti britanik ka shkruar se Departmenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdor këto automjete për të trajnuar terroristë.

Hehir ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shumë për të shpjeguar.

“Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai.

 

Komento: