Kryeshefi i IPK-së e pret në takim shefin e EULEX-it, temë diskutimi të arriturat e Inspektoratit

13:58 | 03 Tetor 2023
kryeshefi-i-ipk-se-e-pret-ne-takim-shefin-e-eulex-it,-teme-diskutimi-te-arriturat-e-inspektoratit

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës, ku është pritur nga kryeshefi Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë.

“Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë priti sot në takim njoftues Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Giovanni Pietro Barbano.”

Gjatë këtij takimi thuhet se Hodaj e ka informuar Barbanon për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Temë e diskutimit ishin edhe ecuria e hetimeve në rastet që janë në kompetencë të IPK-së si dhe praktikat e mira të komunikimit me publikun. Në fund të takimit z.Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së.”./Front Online

Komento: