
https://frontonline.net/regjistrimi-i-popullsise-pritet-te-nis-me-1-nentor-ask-ja-ende-nuk-eshte-furnizuar-me-3500-tablete-te-kontraktuar/Në regjistrimin e popullsisë do të përfshihet edhe diaspora kosovare.
Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha për Front Online ka thënë që do të bëhet pyetësor i veçant për mërgatën.
“Ne kemi një pyetësor të veçant për regjistrimin e diasporës”, deklaroi ai.
Për ta mbuluar të gjithë procesin e regjistrimit të popullsisë së Kosovës, Qeveria ka ndarë rreth 12 milionë euro.
E, Berisha thotë që janë të mjaftueshme, madje beson që do të kursehen para.
“Buxheti është ndarë në 2021, dhe ka vazhduar ky buxhet sepse ka qenë e planifikuar që të fillojë më herët, diku është rreth 12 milionë euro. Ne besojmë dhe shpresojmë që do të kursehet ky buxhet. Po besojmë që buxheti është i mjaftueshëm për realizimin e të gjitha akitiviteteve të regjistrimit të popullsisë”, theksoi ai./Front Online/