‘Bomba e ditës’: Inter po e rikthen në ‘San Siro’ trajnerin me të cilin bëri histori

13:17 | 16 Dhjetor 2018

Luciano Spalletti pritet të largohet nga Inter për shkak të rezultateve të dobëta.

Interi është i gatshëm t’i ofrojë Jose Mourinhos mundësinë për të bërë një kthim dramatik në San Siro në fund të sezonit.

Edhe pse ata sapo kanë rinovuar me Spallettin deri në vitin 2021, pas eliminimit nga Champions dhe ecurisë jo shumë pozitive në kampionat ai mund të shkarkohet.

Me ardhjen e Marottas po kërkohet një trajner i madh.

Përveç Mourinhos edhe Conte është në listë të Inter.

Komento: