
Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar shoferi që ka vozitur me shpejtësi prej 228 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.
Shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe për 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 228 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”