Kurti pret në takim ministrin gjerman

17:46 | 04 Tetor 2023
kurti-pret-ne-takim-ministrin-gjerman

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve. Pas takimit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe Ozdemir kanë mbajtur konferencë për medie.

Gjatë ditës, Peci dhe Ozdemir kanë vizituar vreshtat në Rahovec; verarinë “Bodrumin e Vjetër”, dhe Kooperativën “Gratë e Krushës”, e udhëhequr nga Fahrije Hoti.

Komento: