
Pas ngjarjes që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, NATO ka marrë vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në veri.
Pjesëtarë të saj do të dërgoje Britania e Madhe e Rumania.
Por, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se KFOR-i është garancë që mos të ketë luftë mes Kosovës e Serbisë, por nuk mund të garantojë që mos të ketë konflikte.
“Besoj së KFOR-i këtu është garancë për mos me pas luftë në mes Kosovës dhe Serbisë, pro KFRO-i nuk mund ta garantojë e as ta sigurojë që mos me pas konflikte të ardhshme në veri, Pra, përkundër shtimit të numrit të forcave të tyre edhe në veri, ekskluzivisht edhe në Kosovë nuk është garancë që ndalen konfliktet. Nëse duam të kalojmë nga një regjistër i konflikteve që jemi tani, në një regjistër të zgjidhjeve dhe të paqes duhet të largohemi nga korniza e dialogut të Brukselit dhe të kthehemi te një kornizë e dialogut e cila është dialog për zgjidhje përfundimtare që e ka në qendër ripërcaktimin e kufijve”, ka treguar Molliqaj.