Lirimi i Radojiçiqit/ Molliqaj: Veprime taktizuese të shtetit serb

21:25 | 04 Tetor 2023
lirimi-i-radojiciqit/-molliqaj:-veprime-taktizuese-te-shtetit-serb


Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi i cili ishte organizatori i sulmit në Banjskë të Zveçanit dje u arrestuar nga shtetit serb.

Por, i njëjti sot u lirua.

Lidhur me këtë për Front Online, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se këto janë veprime taktizuese të shtetit serb.

Dhe, këtë e thotë për një arsye.

“Këto janë veprime taktizuese të shtetit serb, njërën anë dëshiron me i plotësu kërkesat ndërkombëtare dhe në anën tjetër dëshiron ta ruaj votën popullore dhe mbështetjen për serbët e Kosovës. Më duket e parëndësishme kjo punë sepse edhe me Radojiçiqin i cili do të duhej të ishte në burg dhe i dënuar me Asociacion, Kosova mbetet njëjtë keq e edhe me Radojiçiqin të lirë për Kosovën me ripërcaktim të kufijve nuk do të ishte problem për Kosovën ajo punë”, ka thënë ai.

Komento: