
Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë, Violeta Zatriqi ka folur për Front Online lidhur me çmimet për rikonstruktimin e gjirit për gratë.
Ajo tha se ordinancat private këtë ndërhyrje e realizojnë deri në 5 mijë euro.
Kurse, Kirurgjia Plastike në QKUK është falas.
“Që nga pas lufta këto gra nuk kanë pas mundësi që të operohen pa pagesë. Në ordinancat private shpenzohet një kosto deri në 5 mijë euro, ndërsa në klinikën tonë është falas dhe lista e pritjes është zero që çdo grua që ka dëshirë ta kryej këtë operim mund të lajmërohet çdo ditë në kirurgjinë plastike”.
Drejtoresha e kësaj klinike tregon se sa gra janë operuar këtë vit për rikonstruktimin e gjirit.
“Nga muaji prill janë operuar 20 gra dhe është përfunduar faza e parë, fazën e dytë javën e ardhme do ta përfundojnë. Kemi mbi 100 gra që janë të interesuara ta bëjnë këtë operim dhe është interesimi i madh”, u shpreh Zatriqi.