Milan kërkon fitore kundër Parmas, por Piatek ka një tjetër synim

15:15 | 19 Prill 2019

Milan do të luaj nesër (e shtune) kundër Parmas në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.

Synimi i vetëm i ekipit te Gennaro Gattusos është fitimi i tri pikëve nga kjo përballje në mënyrë që të mbesin në garë për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo sulmuesi i kuqezinjve Krzysztof Piątek ka një tjetër objektiv personal për të arritur në këtë ndeshje.

Përveç krahasimit të një rekordi të një lojtari që ka shkruar histori në të kaluarën për klubin, sulmuesi polak do të përpiqet të shkruajë historinë e tanishme, duke u përpjekur të kapërcejë Fabio Quagliarellën në renditjen më të lartë të golashënuesit, raporton Corriere dello Sport, përcjell ORAinfo.

Një nga objektivat e tjera është që edhe ta kalojë ish-yllin e MIlanit Andriy Shevchenko nga sezoni i tij i parë në Serie A, pasi u transferua nga Ukraina.

Ish sulmuesi shënoi 24 gola dhe mban një rekord të golave më të shënuar në Serie A në sezonin e tij të parë në Itali.
Piatek është aktualisht një nga lojtarët kryesorë të Gattuso dhe është burimi kryesor i golave për ekipin. Të dhënat flasin se 45% e të gjitha golave të Rossonerëve janë shënuar prej tij që nga ardhja e tij në San Siro.

Piatek është i gatshëm të rishkruajë historinë për Milanin dhe përveç rekordit të lartpërmendur lidhur me të kaluarën e Shevçenkos, ka edhe një mundësi për Polin.

Ai mund të jetë lojtari i parë në historinë e Serie A për të fituar çmimin e golashënuesit më të mirë pas veshjes së dy fanellave në të njëjtin sezon. /ORAinfo/

Komento: