
Gjashtë persona, mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave janë arrestuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori gjatë javës së kaluar në Prizren.
Bëhet fjalë për rastin e të riut i cili gjersa ishte duke punuar i kishte rënë në kokë një pako me qeramikë.
“ Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve intenzive dhe mbledhjes së provave rreth rastit të ndodhur me datën 30.09.2023 i cilësuar ,, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ në të cilin rast dy viktima meshkuj kosovar shqiptar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve viktima kishte ndërruar jetë”, njofton policia.
Që të gjashtë të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.