Rrustemi – Qunit: E ke votuar “Zajednicën” e Gjykatën Speciale, e tash po fol për patriotizëm

16:06 | 05 Tetor 2023
rrustemi-–-qunit:-e-ke-votuar-“zajednicen”-e-gjykaten-speciale,-e-tash-po-fol-per-patriotizem

Deputeti i LDK-së, Aton Quni, gjatë seancës plenare ka kritikuar deputetët e VV-së për mosvotimin e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

E kësaj kritike i është përgjigjur përmes Facebook-ut, deputeti VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë se Quni tash po flet për patriotizëm shqiptar e luftë e më herët ka votuar pro “Zajdenicës” e Gjykatës Speciale.

“Anton Quni ka votuar PRO Zajednicës më 27 qershor 2013, PRO faljes e kriminelëve serbë më 11 korrik 2013 dhe PRO Gjykatës Speciale dy herë, më 26 qershor dhe 3 gusht 2015. E tash po flet për patriotizëm shqiptar e luftë çlirimtare! Turp o Quni!”, ka shkruar Rrustemi.

Komento: