Zhduket një grua me foshnjën gjashtë muajshe në Skenderaj

09:38 | 06 Tetor 2023
zhduket-nje-grua-me-foshnjen-gjashte-muajshe-ne-skenderaj

Është lajmëruar si person i zhdukur me foshnjën gjashtë muajshe në Skenderaj.

Sipas policisë, për zhdukjen e saj ka njoftuar kunati.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30.  Më datë 05.10.2023  në stacion te policisë  është paraqitur  ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: