Osmani pritet nga Mbreti i Spanjës, dalin pamjet

09:45 | 06 Tetor 2023
osmani-pritet-nga-mbreti-i-spanjes,-dalin-pamjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur mbrëmë nga Mbreti i Spanjës, Felipe i VI’të dhe Mbretërsha Letizia.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga ky moment, ku shihet Osmani duke biseduar me monarkët e Spanjës.

Osmani është shoqëruar në këtë pritje nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.

Ndryshe, Osmani po qëndron në Granada të Spanjës, ku ka përfaqësuar Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

 

Komento: