Grabiten para në një market në Viti

15:07 | 07 Tetor 2023
grabiten-para-ne-nje-market-ne-viti

Një grabitje në një market në Viti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të enjtes.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rastin e ka raportuar viktima mashkull.

Nga kasaforta persona të panjohur kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i Policisë:

GRABITJE

Viti  05.10.2023-23:05. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në depon e marketit persona të panjohur nga kasaforta i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur, nuk raportohet për lëndime, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Front Online

Komento: