Kurti: Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje kundër terrorizmit

15:04 | 09 Tetor 2023
kurti:-izraeli-ka-te-drejte-per-vetembrojtje-kunder-terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael.

Kurti, në bashkërendim me aleatët, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre aktive, për siç tha ai, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit.

“Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, shkroi Kurti.

Komento: