
Interi ka hapur bisedime për Danilo e Manchester City, raporton Gianlucadimarzio.com.
Danilo është objektivi kryesor i Interit dhe është i interesuar të bashkohet me klubin këtë verë me një ofertë që pritet të bëhet së shpejti, përcjell ORAinfo.

Interi është i gatshëm të ofrojë rreth 22 milionë euro për yllin e Man City duke e vlerësuar atë në 30 milion euro, gjë që nuk është një ndryshim i pakapërcyeshëm për arritjen e një kompromisi./ORAinfo/