
Më 16 tetor do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.
Në këtë Samit do të marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Në këtë takim pritet të takohen dy kryeministriat Edi Rama dhe Albin Kurti. Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Aty pritet të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, por është paralajmëruar edhe vizitë nga liderët evropianë.