Shkaku i postimeve në Facebook, Policia e Kosovës arreston 34 vjeçarin serb nga Leposaviqi

11:53 | 11 Tetor 2023
shkaku-i-postimeve-ne-facebook,-policia-e-kosoves-arreston-34-vjecarin-serb-nga-leposaviqi

Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Leposaviq një serb 34 vjeçar dhe po ashtu kanë bastisur shtëpinë e tij.

Shtëpia ku 34 vjeçari jeton me gruan dhe pesë fëmijët e tij, ndodhet në një pjesë të qytetit që banorët vendas e quajnë Fusha e Leposaviqit. Bashkëshortja e të arrestuarit ka konfirmuar se gjatë kontrollit, policët e Kosovës i kanë thënë që t’i largojë fëmijët.

Ajo gjithashtu shtoi se burri i saj ishte ndaluar nga Policia për shkak të disa postimeve në Facebook, por nuk ishte informuar se në cilin vit ishin bërë ato postime në rrjetin social.

I arrestuari jeton në një shtëpi të ndërtuar për familjen e tij nga Zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe, pasi ai gruaja dhe pesë fëmijët e tij jetojnë me asistencë sociale./FrontOnline/

Komento: