Raportohen të zhdukura tri gra në Kosovë, një nga to s’është parë që nga korriku

09:15 | 12 Tetor 2023
zhduket-nje-grua-ne-peje

Tri gra janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Klinë, Prizren dhe Podujevë.

Një nga to është raportuar e zhdukur që nga 17 korriku. Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj e cila siç ka bërë të ditur vajza e saj ka dalë nga shtëpia me këtë datë dhe nuk është parë më.

Po ashtu në një rast tjetër në Podujevë, një vajzë raportohet e zhdukur që nga 3 tetori.

Raporti i plotë i policisë:

Fsh. Klinavc, Klinë 09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Lupç, Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Komento: