
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi ashpër pasi deputetët e VV-së nuk morën pjesë në debatin për rezolutën për mbështetjen urgjente për Policinë e Kosovës.
Ai tha se pushteti po sillen në mënyrë arrogante e të papërgjegjshme.
Tahiri e ftoi pushtetin që të shkojnë në zgjedhje dhe të ballafaqohen direkt me sovranin, e që sipas tij më nuk do të marrin mbështetjen që e kanë tani.
“Nëse po mendoni që jeni qat të fortë, lë të shkojmë në zgjedhje. Le të ballafaqohet me sovranin, ta shohim a po jau man, po sjau man, ta shohim a i merrni ma 61%”, u shpreh Tahiri.