KRU “Prishtina” njofton se për shkak të punimeve disa zona do të mbesin pa ujë

12:04 | 13 Tetor 2023
kru-“prishtina”-njofton-se-per-shkak-te-punimeve-disa-zona-do-te-mbesin-pa-uje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ndërprerja do të zgjatë derisa të përfundojnë punimet.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë më 14 Tetor 2023, do të realizohen punime teknike në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë për këto zona: Hajvalia, Lagjja 038, Lagjja Nic, Lagjja Qëndresa, Lagjja Qershia dhe Çagllavica. Për shkak te këtyre punimeve këto lagje do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 10:00 deri ne përfundimin e këtyre punimeve”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: