U kap duke kryer vjedhje, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Lipjan

09:12 | 16 Tetor 2023
u-kap-duke-kryer-vjedhje,-dergohet-ne-mbajtje-i-dyshuari-ne-lipjan

Një person është arrestuar dje në fshatin Torinë të Lipjanit.

Ai dyshohet se është zënë duke kryer vjedhje.

Policia njofton se gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE- Fsh. Torinë, Lipjan 15.10.2023 – 05:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është zënë duke kryer vjedhje. Lidhur me rastin gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Komento: