‘Zbardhet’ e ardhmja e Icardit, më në fund jepet lajmi i madh

11:32 | 20 Prill 2019

Duket se më në fund është ‘zbardhur’ gjithҫka rreth së ardhmës së Icardit.

Mauro Icardi pritet të qëndrojë te Inter edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht nga polemikat e shumta në muajt e fundit.

Gruaja e tij, që njëherit është edhe agjentja e lojtarit, ka thënë se Icardi do që qëndrojë te Inter edhe sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas nuk ishte pjesë e Interit për dy muaj, pas tensioneve që kishte me klubin. Ai u kthye titullar më 3 prill në fitoren kundër Genoas.

“Mauro vazhdon të shënojë, ai ecën përpara, sepse ai është forca e familjes”, ka deklaruar Nara.

“Tani ai është më i qenë, ai i përqafon të gjithë, sepse gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të bukur me të gjithë”.

“Do të jemi këtu (në Inter) përsëri vitin e ardhshëm”.

Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Sampdoria.

Komento: