Pritja e liderëve para fillimit të Samitit të Berlinit, Kurti publikon fotografitë me Edi Ramën

12:58 | 16 Tetor 2023
pritja-e-lidereve-para-fillimit-te-samitit-te-berlinit,-kurti-publikon-fotografite-me-edi-ramen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë fotografi nga Samiti i Procesit të Berlinit, që po mbahet në Tiranë.

Kurti u prit nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, me të cilin kohëve të fundit ka pasur disa mosmarrëveshje.

“Fillojnë punimet e Samitit të 10-të të Berlinit, këtu në Tiranë”, ka shkruar Kurti.

Në fotografinë e parë që e ka publikuar shihen ai dhe Rama duke shtrënguar duart.

Komento: