Kryetari i Malishevës i falënderon mjekët punën e treguar në rastin e helmimit të qytetarëve

16:44 | 16 Tetor 2023
kryetari-i-malisheves-i-falenderon-mjeket-punen-e-treguar-ne-rastin-e-helmimit-te-qytetareve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot kanë qenë për një vizitë falënderuese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë për rastin e helmimit të qytetarëve nga lokali i ushqimit “Apetit”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kastrati të gjithë të prekurve nga helmimi u kan uruar shërim sa më të shpejtë, si dhe ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e qeverisjes komunale për të menaxhuar deri në normalizimin e plotë të situatës.

Komuna e Malishevës në bashkëpunim me institucionet kompetente do të punoj derisa të zbardhen plotësisht shkaqet që sollën këtë ngjarje që na ka prekur të gjithëve”, tha Kastrati.

Komento: