Shefi i BE-së në Kosovë i bën thirrje pozitës që të marrë pjesë në të gjitha seancat plenare

17:36 | 16 Tetor 2023
shefi-i-be-se-ne-kosove-i-ben-thirrje-pozites-qe-te-marre-pjese-ne-te-gjitha-seancat-plenare

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka bërë thirrje pozitës që të marrë pjesë në të gjitha seancat plenare.

Szunyog potencoi se duhet t’i jepet prioritet reformave që kanë të bëjnë me BE-në e që sipas tij, janë për përparimin e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së, transmeton Klankosova.tv.

“Diskutim produktiv sot me Komisionin Parlamentar të Integrimeve Evropiane. I kam bërë thirrje Kuvendit që të fokusohet në pjesëmarrjen në të gjitha seancat plenare dhe t’i japë prioritet reformave dhe legjislacionit që kanë të bëjnë me BE-në, të cilat janë të favorshme për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Szunyog.

Komento: