Kurti ia kërkoi Bërnabiqit firmosjen e aneksit të zbatimit, ajo “s’ishte e interesuar”

19:54 | 16 Tetor 2023
kurti-ia-kerkoi-bernabiqit-firmosjen-e-aneksit-te-zbatimit,-ajo-“s’ishte-e-interesuar”

Kryeministri Albin Kurti kërkoi që të gjitha shtetet ta dënojnë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Kërkesa e tij erdhi në kuadër të Samitit të Berlinit që u mbajt sot në Tiranë.

Ai u shpreh se Kosova ka nevojë për më shumë siguri.

“Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Ne kemi marrëveshje me Serbinë që ka në qendër njohjen reciproke, ajo duhet të zbatohet. Ne kemi edhe aneksin e zbatimit, ne kemi kërkuar që të nënshkruhet por Serbia ka refuzuar. Unë sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe, Ana Bernabiq që ta nënshkruajnë këtë aneks. Por nuk ishin të interesuar”, ka thënë ai.

Komento: