Scholz për sulmin në Banjskë: Goditje për rajonin, e dënojmë në mënyrën më të ashpër këtë gjë

19:55 | 16 Tetor 2023
scholz-per-sulmin-ne-banjske:-goditje-per-rajonin,-e-denojme-ne-menyren-me-te-ashper-kete-gje

Kancelari i Gjermanisë Olaf Shcholz ka folur para mediave në konferencë, pas Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Kancelari gjerman ka thënë se sulmi në Banjskë, ka qenë një goditje e rëndë për rajonin.

Ai ka thën se e dënon në mënyrën më të ashpër sulmin brutal ndaj Policisë së Kosovës.“Morëm një goditje në rajon.

Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”, ka thënë Scholz në konferencë për media.

“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë. Procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë”, ka thënë Scholz.

Komento: