Presidentja Osmani nesër takim me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Güler

21:33 | 16 Tetor 2023
presidentja-osmani-neser-takim-me-ministrin-e-mbrojtjes-se-turqise-guler

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret nesër në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Zyra e Presidentes Osmani njofton se takimi nis në orën 13:35.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.

Takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes.

Komento: