AKB: Ligji për investime strategjike të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

17:27 | 17 Tetor 2023
akb:-ligji-per-investime-strategjike-te-jete-prioritet-i-qeverise-se-kosoves

Aleanca Kosovare e Bizneseve(AKB) ka mbajtur takimin e rregullt të Bordit udhëheqës, ku diskutuan 10 pika në rend të ditës.

AKB ka njoftuar se investimet strategjike në Kosovë ishin pikë e rëndësishme gjatë këtij takimi për të cilën diskutuan me të pranishmit.

“Ligji për investime strategjike në Kosovë ishte pika e rëndësishme e diskutimit e cila mori vëmendje nga Bordi, ku u kërkua nga Qeveria e Kosovës sa më shpejtë të amandentohet dhe të procedohete në kuvend të Kosovës për aprovimin me sugjerime dhe vërejtje të komunitetit të biznesit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: