
Ish-ambasadori Blerim Canaj ka deklaruar se deklarata e presidentit të Francës, Emanuel Macron për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të jetë një befasim për Kosovën.
Ai ka theksuar faktin që Kosova ka qenë e vetëdijshme për mundësinë e tërheqjes së liberalizimit edhe në periudhën kur u ekzaltuam për suksesin e liberalizimit.
Kështu është shprehur ai në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me kërcënimin francez për vizat.
“Një deklaratë e tillë për mua nuk është befasi për shkak se në momentin kur ne ekzaltoheshim për liberalizimin që po vjen e kam përmendur edhe rrezikun për tërheqje, mund të jetë edhe veprim individual, mirëpo të gjitha shtetet si Franca, Gjermania funksionjnë me partaneritete andaj nuk është Franca një shtet që nuk e ka forcën që të bashkëpunojë me shtetet tjera të Bashkimit Evropian rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Canaj.
Tutje ai ka thënë se “Gjermania ka qenë gjithmonë një përkrahësë për liberalizim të vizave dhe Franca një shtet pak sa më skeptik”.
Sipas tij moskoordinimi në temat e caktuara ka qenë një ndër arsyet që u rrezikua liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Ajo çka e tha Macron në retorikën e tij politke u la të kuptohet që ‘ata ndihen të mashtruar e mos të themi të gënjyer’ dhe përgjigjen më të mirë për këtë e ka kryeminsitri Kurti, pasi ai e ka për obligim t’i përgjigjet qytetarit”, ka shtuar Canaj.
Ish-diplomati, Canaj ka thënë se presion i presidentit francez, Macron është një tentativë për të arritur zgjidhje në lidhje me kryetarët e komunave të veriut të Kosovës.
Më tej ai ka shtuar se “bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi për shkak të problemve gjeopolitike të cilat janë krijuar dhe deri më tani e kemi pasur problemin Ukarinë-Rusi dhe gjithmonë është kërkuar nga ne që të jemi të kujdesshëm për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që të mos provokojmë konflikte për shkak se ajo shkon në favor të Rusisë”.
Koha që po kalojmë është e vështirë dhe sfiduese për Kosovën, si rezultat i masave të marra nga Bashkimi Evropian dhe situatës komplekse gjeopolitike në rajon. Sipas tij, në këtë periudhë, diplomacia e Kosovës duhet të jetë aktive dhe e efektshme.
Presidentja e Kosovës në rolin e ndërmjetësueses ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Ish-diplomati, Canaj ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe situatës politike në vendi.
Canaj vlerëson se Kosova është në një pozicion të vështirë për shkak të masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian dhe apelon që diplomacia kosovare të fokusohet në takime ndërkombëtare.
“Ne jemi në një pozicion të vështirë tani për shkak të masave të cilat i ka Qeveria jonë dhe do të duhej që diplomacia kosovare të mos mirrej me postime fëmijrore mirëpo të vlojë me takime nëpër Evropë dhe ShBA”, vijon ai.
“Partnerët e shofin presidenten si partneren e fundit të mundshme të besueshme, mirëpo nuk e di se sa presidentja e ka forcën që pastaj atë që e premton ajo të mund të zbatohet këtu dhe kjo vjen si pasojë e humbjes së besimit të parterëve tanë në raport më Qeverinë, respektivisht kryeministrin Kurti. Ndërsa, roli i presidentes Osamni ka qenë rol protkolar”.
Ndër të tjera ai tha se është e rëndësishme të kemi kujdes që presidentja të mos tejkalojë kompetencat e saj dhe të mos futet në detyra që nuk i takojnë.
“Presidentja është duke e luajtur rolin e ndërmjetësues ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Unë më shumë po e shof një proces të djegies politike të disa personave në këtë rast edhe presidentja për shkak se futet në një punë për të cilën nuk ka kompetenca”, ka potencuar ish-diplomati.
“Elita politike në Kosovë më shumë është e interesuar që të marr veprime politke të cilat e prekin sentimentin nacional dhe më të te ngrisë votën sesa që të marr vendime të cilat ecin proceset shtetërore përpara”, ka përfunduar Canaj.