Abdixhiku: Ju garantoj se kjo qeveri nuk përfundon nëse si votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

21:06 | 17 Tetor 2023
abdixhiku:-ju-garantoj-se-kjo-qeveri-nuk-perfundon-nese-si-votojme-marreveshjet-nderkombetare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia e tij dallon për nga mënyra e veprimit opozitar.

Në këtë rast ai ka përmendur mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga dy partitë e tjera siç janë PDK-ja e AAK-ja.

Në emisionin “Context”, në ATV, Abdixhiku ka thënë se kjo mënyrë e të vepruarit është gabim, dhe se nga kjo do të pësojnë qytetarët e vendit, transmeton Front Online.

“LDK mban qëndrim befasues mbi sjelljen e dy pertaive tjera opozitare për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Është gabim. Nuk dua t’i gjykoj për mënyrën se si i marrin këto vendime por politikisht është gabim dhe me pasoja të mëdha për qytetarët e vendit”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai, ka thënë se i garanton të gjithë se nëse dëshirojnë që kjo qeveri të përfundojë nuk do të arrihet kjo më mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Nëse besojmë se kjo qeveri duhet të përfundojë unë po ju garantoj që me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ndërpritet mandati i Qeverisë. Pra, po ju garantoj që ne do ti dënojmë qytetarët e Kosovës me një sjellje të tillë”, ka thënë ai./Front Online

Komento: