Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë

12:13 | 18 Tetor 2023
aktakuze-ndaj-nje-personi-per-vrasje-te-rende-ne-tentative-ne-gjakove

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.N, për veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se rasti kishte ndodhur në Gjakovë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.N, në Gjakovë në rr. “Bardhyl Qaushi” me dashje, për motive të ulëta ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin F.N, në atë mënyrë ditën kritike i pandehuri ka marrë revolen e tipit Ekol Tuna dhe me të takuar rreth orës 12:20 min të dëmtuarin, e nxjerrë revolen nga xhepi dhe në distancë prej 2 metra shkrep një herë ku si pasojë e gjuajtjes të dëmtuarit i shkakton plagë në regjionin e krahut të dorës së majtë dhe të regjionit ijor (lumbal) të anës së djathtë të trupit, të shkaktuara nga veprimi dinamik i predhës të hedhur nga arma e zjarrit dhe si të tilla, bëjnë pjesë në lëndimet e lehta trupore dhe me lëndim të përkohshëm të shëndetit”, thuhet në njoftim.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” nga nenni 173, par.1, nënpar.1.8 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.

“I pandehuri A.N, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në Gjakovë, pasi më parë kishte siguruar e gjerë më datë 25.05.2023, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm nr.05/L-022 për Armët në Kosovë, ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armë në shtëpinë e tij dhe atë pistoletën gjysme-automatike”, thuhet më tej.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 të KPRK-së.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet më tej.

Komento: