RTK-së i ndahen mbi 2 milionë euro për tre muajt e fundit të këtij viti

12:21 | 18 Tetor 2023
rtk-se-i-ndahen-mbi-2-milione-euro-per-tre-muajt-e-fundit-te-ketij-viti

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e së mërkurës ka aprovuar kërkesën e Radiotelevizionit Publik të Kosovës (RTK), për ndarjen e mjeteve buxhetore për periudhën tetor-dhjetor 2023.

Shuma e ndarë për RTK-në për këtë periudhë tre mujore është 2 milionë e 240 mijë euro.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se diskutimet për këtë pikë kanë përfunduar dhe se obligohet drejtori i përgjithshëm i Thesarit në Ministrinë e Financave që të bëjë ndarjen e këtyre mjeteve buxhetore për RTK-në.

Pika 5 dhe 6 e rendit të ditës që ka paraparë raportimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me kompensimin e dëmeve nga vërshimet si dhe raportimi i përfaqësuesve të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë janë shtyrë për të premten me kërkesë të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në pajtim edhe me ministrin Murati.

Komento: