
Ish-prokurori, Elez Blakaj, ka mbështetur vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn si kryeprokuror i shtetit.
Blakaj ka thënë se ka pasur shumë shkelje që janë evidentuar për zgjedhjen e Isufajt nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në këtë mënyrë ai mbështeti vendimin e Osmanit, për të cilën ka njohës të kushtetutës që thonë se “Osmani ka bërë shkelje kushtetuese”. Kështu nuk edhe mendomn Blakaj
”Shkeljet e evidentuara gjatë procesit të monitorimit në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, nga institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë, por edhe shoqëria civile, nuk kalojnë tek institucioni i Presidentit të Shtetit! Të gjithë ata të cilët provojnë të bëjnë interpretime lidhur me vendimin/njoftimin e Presidentes së Shtetit, shkëputur nga problemet e evidentuara gjatë procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit janë të njëanshëm ose të verbër profesionalisht”, ka shkruar Balkaj në Facebook.