Presidentja Osmani organizon Darkën e Lamës në kampin e Njësisë Speciale në Mitrovicë

21:03 | 18 Tetor 2023
presidentja-osmani-organizon-darken-e-lames-ne-kampin-e-njesise-speciale-ne-mitrovice

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar darkën e përvitshme të falënderimeve, “Darka e Lamës” në kampin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, “Enver Zymeri”, ish-Belvedere në Mitrovicë.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurte.

“Këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e shënuam bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurte”, ka shkruar Osmani.

“Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë”, ka thënë ndër të tjera ajo./Front Online

Komento: