
Një person në Fushë Kosovë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në obduksion.
HETIM I VDEKJES
Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 18.10.2023 – 11:32. Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.