“Trafikim me njerëz”, arrestohen një femër dhe një mashkull në Klinë

08:58 | 19 Tetor 2023
“trafikim-me-njerez”,-arrestohen-nje-femer-dhe-nje-mashkull-ne-kline

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona (një femër dhe një mashkull) nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth 10:00 në rrugën “Sadik Rama”, në Klinë.

Me vendim të prokuroritpersonat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara,  janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online

Komento: