Përfundon ndeshja Milan – Parma me rezultat të papritur

14:57 | 20 Prill 2019

Ka përfunduar ndeshja mes Milanit dhe Parmës.

Parma dhe Milan kanë ndarë pikët duket luajtur 1:1 në ndeshjen hapëse të xhiros së 33-të në ‘Ennie Tardini’ të shtunën pasdite.

Skuadra e Gennaro Gattusos, ka lëshuar pikë të rëndësishme në udhëtimin aspak të lehtë te Parma.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Ishte Samu Castillejo që në minutën e 69’ shënoi për epërsinë e Milanit, pas një asistimi të pranuar nga Suso.

Veterani Bruno Alves, shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë, për të mposhtur Gianluigi Donnarumman.

Komento: