Draft-rezoluta e plotë për mbështetjen financiare të policisë që s’po e mbështet partia në pushtet

12:20 | 19 Tetor 2023
draft-rezoluta-e-plote-per-mbeshtetjen-financiare-te-policise-qe-s’po-e-mbeshtet-partia-ne-pushtet

Kuvendi i Kosovës po e mban seancën e jashtëzakonshme ku po trajtohet draft-rezoluta për mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës. Ky draft u propozua nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj.

Në seancë janë deputetët e opozitës ndërsa po mungojnë ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Klan Kosova ka siguruar dokumentin e plotë të draft-rezolutës.

Nëpërmjet kësaj kërkohet pagesa e shtesave të rrezikshmërisë për policët.

Po ashtu kërkohet edhe sigurim shëndetësor si dhe miratimi i Projektligjit për pensionimin e parakohshëm.

Komento: